Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFORMACIONI/ Nga stërvitja në grumbullim, Mirsad Jonuz ka një dilemë për titullarët...

FORMACIONI/ Nga stërvitja në grumbullim, Mirsad Jonuz ka një dilemë për titullarët e Vllaznisë

Vllaznia do të presë sot në 14:00 Skënderbeun, në sfidën e vlefshme për javën e 24 të Kategorisë Superiore. Të besuarit e trajnerit Mirsad Jonuz kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, duke kërkuar rezultat pozitiv ndaj korçarëve.

Shkodranët vijnë nga fitorja 4-0 përballë Luftëtarit, ndërsa miqtë po nga fitorja kundër Teutës në Korçë.

Kuqeblutë kanë zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore, teksa menjëherë janë grumbulluar për të përgatitur edhe psikologjikisht këtë përballje vendimtare për zonën play-off.

Vllaznia nuk do ketë në dispozicion Adilin dhe Bardullën, ndërsa në dyshim është aktivizimi i Shtubinës nga minuta e parë.

Formacioni i mundshëm anti-Skënderbe:

Vllaznia: Efremov, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Hygor, Krymi, Ramadani, Hristov, Sidorenko (Shtubina), Junior Trajner: Mirsad Jonuz

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments