Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, do të kërkojë me ngul kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe sot në fushë do të hedhë lojtarët më të mirë në fushë kundër Erzenit.
Në portë Mehidri, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohet katërshja: Smajli, Stojanoviç, Juriç dhe Hakaj, teksa në mesfushë do të jenë: Krymi, Alivoda dhe Boshnjaku. Në sulm do ta nisin titullarë: Mala, Gruda dhe Balaj.
Ky formacion padyshim qe tregon qarte se te Vllaznia nuk ka asnje vend per nenvleresim, perkundrazi e kane marre shume seriozisht dhe si rrjedhoje duan ta mbyllin sa ma shpejt çeshtjen e kualifikimit duke mos i lene vend ndonje surprize te pakendshme.
Rezultati 2-1 i ndeshjes se pare ne favor te Erzenit nuk le vend per mosmarrje seriozisht te kesaj ndeshje sepse kuqebluve u duhen dy gola per te shkuar ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperis./www.shkodrasport.com/