Sulmuesi shkodran Brajan Gruda po vazhdon te shfaqe nje forme shume te mire sportive ne fazen pergatitore qe ekipi i tij FSV Mainz 05 eshte duke zhvilluar, shoqeruar edhe me shenimin e golave.

Keshtu ka ndodhur edhe diten e sotme kur 19 vjeçari i talentuar eshte futur ne fushe gjate pjeses se dyte te miqesores kunder anglezeve te Burnley dhe ka shenuar menjehere.

Fakti qe stafi teknik vazhdon t’i besoje gjithnje e me shume, tregon se Gruda po ben mire dhe premton shume me te ardhmen. Kujtojme qe ky eshte sezoni i pare si profesionist me ekipin e pare te Mainz 05, me te cilin nentorin e kaluar ka firmosur edhe kontraten zyrtare.

Djali i ish- sulmuesit te Vllaznise Bujar Gruda, premton shume per te ardhmen dhe siç dihet ai ka qene edhe pjese e kombetares U19 te Gjermanise. Nderkohe tani me ekipin e tij do te kerkoje te fitoje çdo moment e me shume hapesire.

Golat qe po shenon ne ndeshjet miqesore jane nje tregues i vlerave te tij, por njekohesisht edhe i adaptimit ashtu si duhet me pjesen tjeter te lojtareve. Me siguri qe Brajan Gruda ka per te zhvilluar nje sezon te mire ne Bundesliga 1.
Gjergj KOLA