Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ Brdariç me tre forca më shumë në dispozicion për Partizanin

FOTO/ Brdariç me tre forca më shumë në dispozicion për Partizanin

Lajme te mira per Vllaznine ne pragndeshjen me Partizanin. Ndonese skuadra pritej te kishte mungesa ne kete perballje te vlefshme per javen e tete te Kategorise Superiore, numri i tyre nuk eshte i madh.

Dhe per momentin, lojtari i vetem qe nuk do te jete ne dispozicion te stafit teknik per kete ndeshje eshte sulmuesi Dunga i cili siç dihet eshte larguar per ne vendlindjen e tij.

Por sakaq, u mendua se per kete sfide nuk do te ishin te gatshem edhe futbollistet Victor da Silva dhe Arsid Kruja, por ne fakt nuk do te jete keshtu.

Fotoja e meposhtme e publikuar sonte ne ambjentet e “Gardenland Resort” ku ekipi eshte i grumbulluar, tregon qarte pranine ne te edhe te ketyre dy lojtareve. Kjo do te thote se edhe Victor da Silva dhe Kruja do te jene te gatshem per takimin e neserm.

Megjithate ende nuk eshte e qarte nese trajneri Brdariç do te preferoje ndonjerin prej tyre nga minuta e pare, apo do t’i kete te gatshem ne stol. Nga ana tjeter, me ekipin eshte i grumbulluar edhe sulmuesi 18 vjeçar i marre nga ekipi i te rinjve, Ardit Nikaj./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments