Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO/ Çudira Shqiptare! Futbollisti prezantohet dy ekipe…të ndryshme!

FOTO/ Çudira Shqiptare! Futbollisti prezantohet dy ekipe…të ndryshme!

E çuditshme, por ndodh në Kosovë. Futbollisti Ardit Demiri ka ndryshuar skuadër brenda 11 ditësh nga zyrtarizimi tek skuadra e Llapit.

Duhet theksuar se krahas prurjeve të reja, Llapi ka ndërprerë marrëveshjet edhe me disa lojtarë, gjersa pas katër vitesh është larguar edhe tashmë ish-kapiteni i skuadrës, Mentor Zhdrella.

Fillimisht Demiri nënshkroi me skuadrën llapjane në datën 8 qershor duke postuar dhe foto në rrjetet sociale me trajnerin Batatina, por 11 ditë më vonë mesfushori është zyrtarizuar tek skuadra maqedonase e Voskës e cila militon në kategorinë e dytë në futbollin vendas.

Një veprim i çuditshëm ky nga ana e futbollistit, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet palëve apo ndonjë pakënaqësi që ka detyruar 20 vjeçarin të ndërpresë kontratën me skuadrën kosovare.

Demiri është futbollist i lindur në Maqedoni i cili luan në rolin e mesfushorit dhe karrierën futbollistike e ka nisur te Renova.

Lojtari ende ka kohë nëse do të dëshiron të transferohet diku tjetër pasi që merkato vazhdon ende.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments