Bekim Balaj feston sot 28-vjetorin e lindjes. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndodhet në Shqipëri teksa po shijon pushimet e dimrit, ndërkohë është surprizuar me urime të shumta të miqve të tij.
Sigurisht në këtë ditë të veçantë të tij, s’mund të mungonte as Armand Duka. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zgjedhur të urojë bomberin shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Bekim Balaj”.
Kujtojmë që Balaj është një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses sonë. Edhe për trajnerin Panuçi, ai zë një vend në formacionin titullar falë cilësive dhe performancës në fushën e blertë./newsport/