Ergys Kaçe ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme kthimin e tij në radhët e përfaqësueses shqiptare me një gol fantastik në derbin e Athinës mes Olimpiakos dhe Panathinaikos.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, si gjithmonë titullar në radhët e skuadrës së Panathinaikos, i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij me një supergol në minutën e 61 të ndeshjes.

Pas një kontrolli të shkëlqyer jashtë zonës kundërshtare, ai lëshoi një predhë me një gjuajtje fluturimthi nga distanca e cila u ndal vetëm poshtë kryqëzimit të shtyllave, duke kaluar në avantazh të “gjelbrit”, për të cilët një ndeshje ndaj Olimpiakosit ka gjithmonë një shije shumë të veçantë. /vipsport/

https://twitter.com/yunanfutbolu/status/1061696914104692738/video/1