Maurisio Sarri është trajneri i vetëm në historinë e Premier Ligës që nuk i ka humbur 12 ndeshjet e tij të para. Kur erdhi te Çelsi për të zëvendësuar bashkëkombësin e tij Konte, shumë pikëpyetje u ngritën mbi ish-trajnerin e Napolit, por Sarri duket se i ka fituar të gjithë tifozët e bluve të Londrës.

Sarri e ka nisur këtë sezon të ri në mënyrë të shkëlqyer dhe ka arritur ta bëjë këtë gjë me lojtarët që la Konte, që u largua si i dështuar. Vetëm Kepa dhe Zhorzhinjo janë blerjet e Sarrit dhe kanë rezultuar të goditura.

Portieri spanjoll ka qenë i pakalueshëm mes shtyllave, ndërsa Zhorzhinjo ka qenë organizatori i lojës së Çelsit dhe është lojtari kyç për “Sarri Ball”, që është dhe stili i trajnerit italian.

Kjo mënyrë lojë i është shpërblyer teknikut, i cili tashmë ka shkruar emrin e tij me germa të arta në librat e historisë së futbollit anglez./vipsport/

Premier League, java e 12-të

Çelsi – Everton  0-0