Skuadra e Vllaznisë vitin që vjen do të luajë në Kategorinë e Parë pas një sezoni shumë të dobët që zhvilluan në Superiore.

Ish-tekniku Ernest Gjoka është larguar nga skuadra në mënyrë të befasishme dy javë nga fundi.

Drejtimin e Vlaznisë e mori tekniku e skuadrës U19-të të Vllaznisë, i cili me menaxhmin e tij, arriti që në dy javët e fundit të marrë pikë të plota, duke i dhënë një shpresë tifozëve dhe klubit dhe i dha shumë shpresë shkodranëve, pavaresisht se situata nuk ishte më në dorën e tij për të mbajtur skuadrën në mbijetesë.

Megjithatë klubi ka informuar se trajneri Ervis Kraja nuk do të jetë më trajneri i Vllazanisë për sezonin që vjen dhe kjo duket se i ka lënë një shije të hidhur teknikut.

Me një foto të postuar në rtrjetet sociale, Kraja ironizon se kur në mes hyn leku prishet shoqëria dhe miqësia.

“Kur hyn leku në mes prishet shoqëria e miqësia, por unë iu siguroj se i drejti ecën gjithmonë përpara. Para Vllaznia”, shkruan Kraja./newsport/