Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ E paralajmëron menaxheri i tij, Rubin Hebaj pranë firmës me skuadrën...

FOTO/ E paralajmëron menaxheri i tij, Rubin Hebaj pranë firmës me skuadrën e re

Rubin Hebaj u largua gjatë kësaj merkato nga Teuta. Sulmuesi shkodran për momentin është një futbollist i lirë dhe në kërkim të një skuadre të re.

Prej ditësh është përfolur se Hebaj është pranë firmës me Shkëndijën e Tetovës dhe shumë shpejt mund të bëhet zyrtare.

Për të konfirmuar edhe më shumë këto zëra mendon menaxheri i lojtarit, Franci Bode që me një postim në rrjetet sociale tregon që ndodhet në ambientet e klubit kuqezi.

Për momentin nuk ka ende asgjë zyrtare, por ky postim I menaxherit të Hebajt konfirmon edhe më shumë zërat për kalimin e sulmuesit në kampionatin maqedonas./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments