Skuadra e Ajaksit është duke befasuar të gjithë opinionin sportiv për mirë, pasi është kualifikuar ndaj Juventusit, për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Një ndër yjet e kësaj skuadre është Matjas De Ligt, i cili është kapiteni i ekipit të Amsterdamit. I rritur në akademitë e klubit, 19-vjeçari ka pasur fatin të rritet në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe njëri prej tyre ishte Luis Suarez.

Uruguajani ka qeën ylli i skuadrës para një 10-vjeçari dhe në atë kohë De Ligt pozonte me të.

Por, tashmë kohët kanë ndryshuar dhe  të dy lojtarët mund të përballen në finalen e Ligës së Europës, nëse Barcelona dhe Ajaksi kalojnë pengesat e Liverpulin dhe Totenhemit.

de ligt-suarez