Vllaznia e volejbollit të meshkujve e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të kampionatit, atë ndaj Tiranës me rezultatin e pastër 3-0.

Pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nuk e ka patur shumë të vështirë të fitojë ndaj bardhebluve të cilët nxorrën pengesa vetëm në setin e tretë.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri Ermal Kraja është shprehur: “Ka qenë një fitore mëse e merituar dhe vetëm në setin e tretë ekipi pati pak oshilacionem, por çdo gjë shkoi ashtu si duhet.

Kjo fitore na e bën edhe më të lehtë tashmë rrugën drejt finales. Unë kam besuar që në fillim tek ky grup lojtarësh të talentuar dhe vazhdoj të thems e ata janë më të mirët.

Kuptohet që e meritojnë të jenë kampionë të Shqipërisë këtë sezon, por nuk duhet të ngutemi, duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një. Tashmë do të fokusohemi tek sfida e dytë ndaj Tiranës dhe do të synojmë të mbyllim gjithçka që në Tiranë”.
© shkodrasport.com