Botërori i klubeve fillon ditën e nesërme dhe skuadrat pjesëmarrëse do të kenë fati të luajnë me një top shumë të veçantë, të cilin Adidas e ka prodhuar veçanërisht për këtë turne i cili do të zhvillohet në Katar.
Topi i prodhuar i kushtohet një prej filmave vizatimorë më të dashur në botë, atij që në vendin toni njihet si “Oli & Benxhi”.
Manga nga e cila u krijua filmi vizatimor, emrin origjinal në gjuhën japoneze e ka “Captain Tsubasa” dhe për këtë arsye Adidas ka prodhuar topin me emrin “Tsubasa” i cili do të përdoret gjatë këtij turneu.
Ky është një model i ri i cili mundohet të përfshijë të gjitha ngjyrat e këtij filmi vizatimor që ka frymëzuar e vazhdon të frymëzojë breza të tërë futbollistësh.
Në garë për trofeun me këtë top do të luajnë Liverpul (Angli), Flamengo (Brazil), Al Hilal (Arabi Saudite), Esperans (Tunizi), Monterrei (Meksikë), Hiengen (Kaledonia e Re) dhe Al Sad (Katar).