Ne Shkoder e munden me rezultatin e ngushte 65-64 ndersa sot, pavaresisht se me trajner te ri dhe me me shume lojtare te huaj, Ibar e ka mundur serish Vllaznine, madje me rezultat me te thelle, 93-75.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Rozhaje te Malit te Zi dhe ekipi shkodran ne kete menyre ka pesuar edhe humbjen e katert nder pese ndeshje te luajtura deri tani ne Ligen Ballkanike.

Qe ne fillimin e ndeshjes, vendasit e Ibar e kane nisur ne avantazh ate dhe perioda e pare eshte mbyllur ne shifrat 22-12. Ne perioden e dyte Vllaznia riparon diçka ne lojen e saj dhe arrin te ngushtoje shifrat duke bere qe dy ekipet te shkojne ne pushim me rezultatin 40-35 per vendasit serish.

Ne perioden e trete, Ibar e ka shtuar avantazhi dhe ajo ka rregjistruar rezultatin 64-51 ne favor te vendasve. Ne te fundit nderkohe malazezet kane rritur presionin dhe kane thelluar edhe me shume avantazhin duke mbyllur te gjithe ndeshjen me rezultatin 93-75.

Vllaznia ne kete menyre ndonese me shtate lojtare te huaj ne dispozicion dhe tashme edhe me nje trajner tjeter, po te huaj, po tregon se e ka te veshtire te rivalizoje me ekipet e tjera pjesmarrese ne Ligen Ballkanike.
www.shkodrasport.com