Uells-Zvicër do të jetë takimi i dytë i këtij Europiani pas fitores së Italisë kundër Turqisë në shifrat 3-0. Ai do të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Baku Olympic” të Bakusë dhe do te jete vlefshme për Grupin A të EURO 2020. Zviceranët do të kërkojnë fitoren në këtë përballje dhe janë disi më të favorizuar se Kombëtarja që yllin kryesor ka Gareth Bale.

Ky i fundit do ta nisi si titullar këtë përballje. Më poshtë mund të shihni edhe formacionet zyrtare të Kombëtareve me Zvicrën që është e varuar nga futbollistët me origjinë shqiptare. /Sport Ekspres/

FORMACIONET ZYRTARE –

UELLS – (4-3-3): Uard; Roberts, Rodon, Dejvis, Mefam; Morrell, Alen, Ramsej; Xhejms, Mur, Bejl. Trajner: Robert Pejxh.

ZVICRA – (5-2-3): Somer; Mbabu, Elvedi, Shar, Akanji, Rodrigez; Xhaka, Frojler; Seferoviç, Embolo, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.