Kategoria e Parë e futbollit ka zhvilluar sot katër nga ndeshjet e mbetura për javën e 14. Në stadiumin e Bilishtit, Maliqi dhe Korabi u ndanë në barazimin 1-1. Fundi i sfidës ka sjellë golin e barazimit për “vendasit”, që u shënua pas një penalltie.

Në momentin e akordimit të 11 metërshit, gjithë lojtarët dhe stafi teknik i dibranëve kanë protestuar ashpër te kryesori, teksa në fushë nuk ka munguar as administratori Fehmi Mziu.

Protestat dhe kontenstimet kanë vijuar edhe pas mbylljes së ndeshjes, ndërsa tifozët që ishin prezent kanë lëshuar ofendime në drejtim të miqve.

Nje situate aspak normale qe nxjerr ne pah edhe njehere tjeter problemet e futbollit shqiptar. Nje vendim i arbitrit kontestohet ne menyre te pakuptimte nga palet, paçka se edhe marrja e tij le shume per te deshiruar.