Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO / Futbollistët e Realit motivohen më së miri para 'El Clasico',...

FOTO / Futbollistët e Realit motivohen më së miri para ‘El Clasico’, marrin dhuratë makina të personalizuara

Real Madrid luan nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ku përballë do të ketë skuadrën e Barcelonës në “El Clasicon” e parë për këtë sezon. Për madrilenët është e rëndësishme kjo ndeshje për hakmarrje duke marrë parasysh faktin se në sezonet e fundit ka vuajtur jo pak dhe është mundur rregullisht nga katalanasit.

Në prag të këtij takimi, për të motivuar më shumë futbollistët ka menduar kompania e makinave “AUDI” e cila u ka dhuruar të gjithë futbollistëve nga një makinë.

Serxho Ramos si kapiten, kishte të drejtën për të zgjedhur makinën më të shtrenjtë të mundshme nga katalogu i ofruar teksa ka përzgjedhur një automjet që arrin në shifrën e 86 mijë eurove.

Futbollistët e tjerë, kanë pasur mundësi të zgjedhin modele dhe ngjyra të ndryshme teksa të gjitha makinat kanë ardhur me targë të personalizuar ku ishte shkruar emri i futbollistit dhe modeli i automjetit. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments