Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli foli sot para mediave në prag të ndeshjes që Vllaznia luan në shtëpi ndaj Kukësit. Tekniku i kuqebluve u shpreh se skuadra do të vlerësojë maksimalisht kundërshtarin, duke shtuar se është një takim delikat edhe pse Kukësi nuk është në momentin më të mirë.

“Kukësi? Janë marrë masa për ndeshjen me Kukësin dhe djemtë kanë punuar mirë. Kemi pasur harmonitë mirë. Na ka mërzitur fakti që Ardit krymi është jashtë dhe besoj mungon për 3-5 javë sepse ka pasur një rupturë në pjesën mbrapa. Duhet të shohim progresin që do të ketë në ditët në vijim.

Krymi? Kishim përgatitur manovrën me Arditin por janë 24 veta dhe do të mundohemi të rregullojmë diçka dhe të kemi një qasje tjetër. Besoj lojtarët janë koshientë. Kemi edhe një stërvitje sot dhe do ta ndajmë. Është një lojtar që në rolin e tij, mund të fusim dikë tjetër dhe ndryshojmë diçka në manovër. Ai është më shumë mbrojtës.

Fitore në start? Janë 3 pikë dhe mendoj e ua kam thënë lojtarëve që nuk ka rëndësi kundërshtari. Kemi Kukësin që në 10 vitet e fundit i ka dhënë tonus dhe nuk duhet marrë parasysh çfarë po kalon këto momente. Çdo pikë ka vlerën e ssaj dhe unë pesrsonalisht dhe lojtarët do ti marrim ndeshjet një nga një.

Çështja Hakaj? Esini do të jetë gati për nesër. Është stërviitur me skuadrën 10 ditët e fundit por nuk do të jetë në formacion. Kthimi mbrapa është proces që duhet ndjekur. Pjesën që po bën Esini, do ta bëjë edhe Arditi. Nëse një lojtar e fusim direkt, do të gabojmë.

Ai ka risk sepse kur nuk ka gjendje mund të bëjë ndeshje të dobët dhe bie nga ana psikologjike dhe humbet ritmin në vazhdim. Kam folur me të dhe nesër do ta vazhdojë nga stoli dhe ndoshta nga fillimi ndeshjen tjetër. Koha kur lojtarët vinin nga 1 muaj dëmtim dhe hynin direkt në formacion, ka përfunduar. Ky proces do të ndiqet nga të gjithë. Bekimi e di sepse ka luajtur jashtë. Ndoshta trajnerët kanë pasur nevojë më parë, por nuk duam të riskojmë lojtarët. Nuk ka asnjë çështje.

Asani apo Spahiu? Do të shikojmë. Besoj me Asanin.

Merkatoja? Presim edhe 2 lojtarë në këto 48 orë dhe më pas do të flasim. Besoj jam i kënaqur.

Objektivi? Objektivi ynë është që të marrim ndeshjen me Kukësin dhe duke parë javë pas jave. Në “Final Four” çdo gjë zerohet dhe kur zerohet nuk ka më objektiva. Do të ketë deklarata para dhe pas ndeshjes. Procesi javor do të jetë i qetë.

Ndeshje në shtëpi? Është avantazh sepse miqësoret dhe ndeshjen e fundit e kemi bërë në shtëpi. Kemi luajtur në Durrës e Tiranë dhe të përshtatemi pak me udhëtimin dhe ishim të kënaqur. Nuk do të varet shumë kampionati në shtëpi ose jashtë”, u shpreh Memelli.