Vllaznia është në hapat e fundit për të përmbyllur gjithë përgatitjet për sezonin e ri. Revolucioni është i qartë te shkodranët teksa nisi që në fillim të merkatos. Thuajse një fytyrë e re si në bordin drejtues, stafin teknik, grupi lojtarëve e deri tek akademia.

Organika është thuajse e plotësuar në çdo repart, i vetmi që kërkon edhe një sforco është ai ofensiv. Memelli kërkon një sulmues për të zëvëndësuar Bekim Balajn dhe duket se e kanë gjetur në kryeqytet.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se Redon Danaj i Dinamos është i përzgjedhuri i kuqebluve. Palet duket se kanë arritur akordin dhe së shpejti do vije edhe zyrtarizimi.

Danaj luajti 23 ndeshje sezonin e fundit për Dinamon duke shënuar edhe 5 gola. Nje futbollist qe luan me teper si sulmues i dyte ose edhe ne rolin e fantazistit dhe per kete arsye, ne Shkoder i kane besuar aftesive te tij