“Dinamo City” ka marrë formë zyrtarisht dhe ditën e sotme është bërë prezantimi i fanellave të reja që skuadra e Dinamos do të mbajë veshur, si edhe stafit të ri teknik e lojtarëve të afruar së fundmi.

Në një konferencë për shtyp, para mediave kanë dalë trajneri Di Biaxho dhe drejtori i ri sportiv, Haris Fakiç. Ndërkohë, të pranishëm kanë qenë edhe futbollistët e afruar rishtazi në skuadër, të cilët do të mbajnë veshur fanellën e Dinamos.

Bie në sy fakti se dy fanellat e Dinamos të prezantuar ditën e sotme, janë në ngjyrën blu, ku njëra prej tyre është në të kaltër të hapur teksa tjetra ka një blu më të errët.

Zyrtarisht do të ndryshojë edhe logoja, e cila tashmë është “Dinamo City 2023” dhe në sfond do të ketë valëzimin e dallgëve të detit.