Një gabim që mund të quhet trashanik ose që do të rezultojë e vërtetë në dhjetor. Portali që merret me mbajtjen e statistikave dhe të dhënave të lojtarëve “Transfermarkt” ka nxjerrë si fitues të “Topit të Artë” për vitin 2018 lojtarin kroat Luka Modriç.

Por vetëm pak çaste pas publikimit të Modriçit si fitues i “Topit të Artë”, portali i statistikave e ka fshirë këtë lajm. Kujtojmë se dhënia e çmimit të “Topit të Artë” nga “France Football” do të bëhet në 3 dhjetor.