Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFOTO/ Gafa që na turpëroi përballë presidentit të UEFA-s, në tabelë ishte...

FOTO/ Gafa që na turpëroi përballë presidentit të UEFA-s, në tabelë ishte shkruar…

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ishte i ftuarit special gjatë ndeshjes inauguruese në stadiumin e ri “Air Albania” ku Shqipëria u mposht me rezultatin 2-0 nga Franca.

Pas fushës së dëmtuar, mungesës së ujit në tualete apo edhe radhëve të gjata të krijuara gjatë daljes nga stadiumi, duket se edhe organizatorët e ceremonisë kanë bërë edhe gafa të tjera.

Në hapje të ceremonisë, stadiumi i ri shqiptar u inaugurua ndër të tjera dhe me firmën simbolike të Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, por një gabim i dukshëm u ka shpëtuar organizatorëve.

Firmat u vendosën në një tabelë ku pikërisht fjala “inaugurim” ishte shkruar gabimisht në gjuhën angelze.

Në vend të shkruhej “inauguration”, organizatorët e kishin shkruar “inaguration”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments