Një juri e përbërë nga specialistë të futbollit e kanalit “Sportitalia” ka përzgjedhur Igli Taren si drejtorin më të mirë sportiv të Serisë A për vitin 2017.

Në këtë përzgjedhje kanë votuar edhe ndjekësit e këtij kanali, të cilët kanë vlerësuar punën e mirë që ka bërë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare në krye të Lacios.

Afrimet e tij janë të bujshme për faktin se janë blerë lirë dhe më pas vlera e tyre në treg ka pasur një rritje shumë të madhe.

Gjatë emisionit, ku ishte e ftuar për të marrë këtë çmim, drejtori sportiv i Lacios ka folur për tema të ndryshme, trajnerin Inzagi, mbrojtësin de Vrij, marrëdhëniet me Lotiton dhe çështje të tjera./vipsport/