Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO/ Kritikoi ashpër Grezdën, tifozët kundër Xherrard: Njeri pa respekt!

FOTO/ Kritikoi ashpër Grezdën, tifozët kundër Xherrard: Njeri pa respekt!

Rejnxhërsi mori një fitore të vështirë dje kundër St. Xhonstoun, me rezultatin 1-2 në transfertë, sfidë ku Grezda luajti si titullar. Sulmuesi kuqezi nuk bëri një ndeshje të mirë dhe nuk ia doli të lërë gjurmë, çka solli zëvendësimin e tij në pushimin mes pjesëve.

Pas ndeshjes, Xherrard kritikoi ashpër sulmuesin 23-vjeçar, duke thënë se trajnerit anglez i mungon respekti jo vetëm ndaj kundërshtarëve, por edhe ndaj lojtarëve të tij.

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë nga më të ndryshmet dhe të gjitha kishin si shënjestër teknikun 38-vjeçar. “Arrogant! Njeri pa klas dhe pa respekt!”, ishin disa nga komentet e fansave të Rejnxhërsit, por jo vetëm, duke shkaktuar një ‘sulm verbal’ ndaj ish-lojtarit legjendar të Liverpulit./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments