Lorenc Jemini është një nga ish-arbitrat më të njohur të Superligës. Gjyqtari që mbante stemën e FIFA-s tashmë është në rolin e moviolistit në një nga emisionet sportive në vend.

Sot, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa shfaqet veshur krekosur, ndërkohë që me batutë shkruan: “E kapëm një punë tjetër”, përfundon ai duke pozuar si model.

Kujtojmë që Jemini u largua nga arbitrimi pa sqaruar se çfarë ndodhi me të. Pas ndeshjes së Partizanit kundër Luftëtarit në sezonin e shkuar, Jemini nuk u pa të gjykonte në kampionatin tonë.