Dita e sotme ka qene e trishte per trajnerin e Vllaznia U21 Elvis Plori. Ai ka njoftuar në rrjetet sociale ndarjen nga jeta të nënës së tij në moshën 79 vjeçare. Plori përmes postimit në Facebook lajmëron ditën e varrimit që bëhet nesër në orën 13:00.
Ish-lojtari dhe trajneri shkodran ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi. Aktualisht Plori drejton ekipin e 21-vjeçarëve të Vllaznisë. Vitin e kaluar ai ishte për disa ndeshje edhe tekniku i ekipit të parë.
Kuptohet qe trishtimi per Plorin ka qene i madh sepse ka humbur nje nga njerezit e tij me te shtrenjte, megjithate atij i jane gjendur prane ne kete moment te veshtire shume miq e kolege.
Edhe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta ketij trajneri per humbjen e njeriut te tij te dashur!