Eshte me origjine nga Shkodra, por ka lindur ne Laç dhe eshte rritur ne Tirane. Mbrojtesi i Vllaznise Herald Marku ka nje te kaluar tek klubi i Partizanit me te cilin ka luajtur me te gjithe ekipet e Akademise se tij, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek ekipi U19.
Nje gje te tille “Shkodra Sport” e ka “zbuluar” permes kesaj fotoje qe po publikojme sot per here te pare, foto kjo e bere nga fotoreporteri Gjon Gjeka gjashte vjet me pare para nje ndeshje kampionati moshash, pikerisht ajo ne mes Partizanit dhe Shkendise se Tiranes.
Herald Marku eshte kapiteni i te kuqve, por per koinçidence qe prej atij momenti (janar 2015) e deri me sot, ai nuk ka luajtur asnje takim me Partizanin, por vetem si kundershtar.
Duhej te ishte ne fushe edhe te henen kunder ish- skuadres se tij, por per koinçidence nuk do te luaje ngaqe ka plotesuar numrin kater te kartonave te verdhe dhe eshte i pezulluar. Kjo eshte historia e shkodranit te rritur tek Akademia e Partizanit.
www.shkodrasport.com