Futbollisti Mevlan Adili eshte shnderruar ne nje lider te Vllaznia e nderkohe eshte edhe i preferuari i tifozeve shkodrane.

Ai duket qarte se e dashuron kete loje magjike dhe ben maksimumin ne çdo moment per t’u defryer ne fushen e stervitjes dhe ate te ndeshjes.

Kjo foto e ketij shkrimi, shkrepur ne stervitjen e sotme nga fotoreporteri Mikel Thepina, tregon qarte lidhjen e ngushte qe shqiptari i Shkupit ka me topin e futbollit.

Nje lojtar qe ve zemren ne fushe ne çdo moment dhe si rrjedhoje ka fituar besimin e te gjitheve. Padyshim qe çdo skuader ka nevoje per te tille futbolliste si Mevlan Adili./SHKODRA-SPORT.COM/