Vllaznia do të luajë sot kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 16:45, ndërsa pritet me interes nga gjithë sportdashësit.

Klubi shkodran tashmë e ka bërë traditë që tifozet femra të futen falas në stadium. Ata kanë nxjerrë biletat për këtë takim që pritet të jetë “zjarr” në fushën e blertë.

Nje inisiative e tille ka bere qe nga ndeshja ne ndeshje, numri i femrave ne stadiumin “Loro Boriçi” te shtohet dhe po ashtu edhe i femijeve dhe kjo eshte diçka shume pozitive.

Kujtojmë që Tirana kryeson Superioren me pikë të barabarta me Kukësin që ka luajtur një ndeshje më shumë. Një fitore bardheblu i çon kryeqytetasit 3 pikë sipër verilindorëve.