Shkodra në vite ka nxjerrë përveçse sportistëve dhe trajnerëve të shquar, edhe shumë kuadro sportivë. Ata kanë luajtur rolin e tyre në funksionet drejtuese ndërkohë që ka edhe të tjerë që kanë spikatur në fushën pedagogjike.

Dy prej tyre janë në foton ilustruese të këtij shkrimi, Vildan Tufi dhe Artan Kalaja. Për vite me rradhë kanë ushtruar edhe detyrën e trajnerit, të atletikës dhe të volejbollit.

Kanë kontribuar sëbashku për Sportklub Vllaznia dhe jo vetëm aty. Ata kanë edhe një të përbashkët tjetër: Kanë punuar dhe punojnë si pedagodë për të nxjerrë kuadro të rinj sporti.

Kjo ngaqë Tufi e Kalaja prej vitesh kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në degën e Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Madje, profesor Vildani ka qenë një nga iniciuesit e hapjes së kësaj dege dhe më pas ka qenë edhe drejtues i kësaj dege.

Ai tashmë ka dalë në pension por po punon aktualisht me shumë pasion profesor Artani. Janë figura që i bëjnë nder Shkodrës dhe sportit shkodran dhe prandaj duhen vlerësuar si të tillë.
© shkodrasport.com