Rasti i minutës së 11-të në derbin e djeshëm mes Torinos dhe Juventusit, ku Matajs De Ligt preku topin me dorë brenda zone, ka shkaktuar polemika të mëdha në Itali.
Holandezi e preku topin me dorë, por kryesori Doveri la lojën të vijojë, ndërkohë rasti nuk u thirr as nga VAR-i.
Vendimi shkaktoi polemika në radhët e klubit “granata”, ndërkohë që një “furtunë” ka shkaktuar edhe në rrjetet sociale, ku tifozët tallin De Ligt për faktin që pothuajse në çdo ndeshje e prek topin me dorë brenda zone.