Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO / Manaj bëhet personazhi kryesor i mediave spanjolle. Ja çfarë shkruajnë...

FOTO / Manaj bëhet personazhi kryesor i mediave spanjolle. Ja çfarë shkruajnë për sulmuesin

Rei Manaj është kthyer brenda pak minutash në personazhin kryesor të mediave spanjolle falë paraqitjes mbresëlënëse të tij në radhët e ekipit të Barcelonës në miqësoren ndaj Gimnastik.

Ndeshjet e para miqësore zakonisht nxjerrin në pah paraqitje të veçanta të lojtarëve të ekipeve të dyta të klubeve të mëdha në mungesë të titullarëve, por paraqitja e Manajt ka qenë e admirueshme dhe portalet e gazetave sportive spanjolle e kanë kthyer shpejt atë në personazhin kryesor.

“Marca”, në artikullin për ndeshjen në fjalë shpjegon se në radhët e katalanasve kishte dy emra që spikatën, Jusuf Demir i kërkuar nga Kuman, si dhe Rei Manaj. “Shënoi duke treguar saktësi dhe teknikë të madhe. Ishte me shpatulla nga porta dhe në anë, bëri një gjysmë kthese dhe lëshoi një goditje të fortë me të djathtën duke çuar topin ngjitur me shtyllën.

Një tjetër lojtar i akademisë që shfrytëzoi mundësinë që iu dha. Sulmuesi shqiptar regjistroi një tregolësh”, shkruan ndër të tjera “Marca” duke bërë të qartë se tashmë Kuman ka shënuar në listën e tij edhe emrin e sulmuesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments