Pak dite me pare, sulmuesi shkodran Erald Çinari zyrtarizoi largimin nga skuadra turke Samsunspor dhe si rrjedhoje, tashme eshte nje futbollist pa kontrate dhe i lire per te negociuar me çdo ekip tjeter.

Ne fakt, nje lajm i tille qe Çinari eshte futbollist i lire, sigurisht qe ka zgjuar interesin e tifozeve kuqeblu, te cilet ashtu si edhe ne shume raste te tjera kur futbollistet shkodrane kane qene pa kontrate, i kane “lidhur” me Vllaznine, duke hamendesuar nje rikthim aty.

Megjithate, çfare do te ndodhe kete here? Burime prane futbollistit shkodran bejne te ditur ne menyre ekskluzive per “Shkodra Sport” se Çinari per momentin eshte ne bisedime edhe me ekipe te tjera dhe e ardhmja e tij duket se eshte larg Vllaznise.

Ne fakt ne Shkoder dhe jo vetem eshte folur keto dite per mundesine e rikthimit te tij tek Vllaznia. Megjithate, ne lidhje me kete gje, burimet e “Shkodra Sport” prane sulmuesit te njohur pohojne se Çinari nuk ka bisedime konkrete me askend nga Vllaznia deri ne keto momente.

Kjo do te thote se pavaresisht zerave qe e veshin Çinarin me fanellen kuqeblu, asnje pjesetar i klubit Vllaznia deri tani nuk e ka kontaktuar per bisedime konkrete sulmuesin shkodran. Megjithate se çfare do te ndodhe ne vijim, kjo mbetet per t’u pare, por e verteta eshte se Erald Çinari eshte me larg Vllaznise se sa afer.
Maringlen ZHIVANI