Pas pritjes pak dite me pare ne Bashkine Shkoder nga kryetari i saj Bardh Spahia, ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise i eshte rezervuar nje tjeter pritje e veçante per suksesin e arritur ne vitin qe lame pas, kualifikimin ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes.

Ka qene ministrja e Arsimit dhe Sportit, zj. Evis Kushi, ajo qe ka pritur ne zyren e saj te gjithe pjestaret e ekipit te Vllaznise per t’i uruar dhe falenderuar per kete suksese te jashtezakonshem, kualifikimin ne mes 16 ekipeve me te mira te Europes.

Vete ministrja Kushi e ben te ditur kete gje ne faqen e saj zyrtare ku shkruan: “Një nga sukseset më të mëdha sportive të vitit që lamë pas ishte kualifikimi i vajzave të Vllaznisë për herë të parë në UEFA Women’s Champions League.

Kënaqësi t’i prisja vajzat në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për t’i uruar nga afër për suksesin, por edhe për të diskutuar së bashku rreth sfidave me të cilat përballen, që nga barrierat e mentalitetit e deri tek nevoja për më shumë mbështetje financiare dhe investime në infrastrukturë.

Urimi im për këtë vit të ri është që ato të shkëlqejnë përsëri, duke na bërë krenarë të gjithë shqiptarëve 🇦🇱 dhe duke na sjellë edhe më shumë fitore.

Suksese dhe Gëzuar!”- shkruan ajo, duke e shoqeruar kete tekst edhe me nje video shume te bukur qe mund ta ndiqni me poshte:

https://youtube.com/shorts/avWgg6zeYCw