Qyteti i Shkodres i ka dhene mesditen e sotme lamtumiren nje tifozi te zjarrte te Vllaznise, Edmond Spatarit qe u nda nga jeta diten e djehsme ne moshen 55 vjeçare.

Per t’i dhene lamtumiren e fundit kane qene te pranishem nje numer i madh qytetaresh shkodrane, ne mes te te cileve edhe shume tifoze- kolege te Mondit te cilet nuk mund te mungonin ne nje moment te veshtire per ta, te detyruar per t’i dhene lamtumiren njeres prej ikonave te tifozerise shkodrane.

Kane qene te pranishem edhe drejtues te klubit te futbollit Vllaznia dhe po ashtu ka rene ne sy edhe ish- presidenti Valter Fushaj qe ne prononcimin e tij eshte shprehur shume i pikelluar per humbjen e ketij tifozi qe ai e quajti te veçante.

Nderkohe, arkivoli me trupin e Mondit eshte mbajtur ne duar nga tifozet e vjeter te Vllaznise te cilet nuk kane hezituar te vendosin mbi te edhe fanellen e Vllaznise, te skuadres qe ai ka dashur me shume se çdo gje tjeter ne kete jete.

E perbashketa e te gjitheve ne prononcimet e tyre ka qene shprehja qe “si Mondi veshtire qe i vjen me tifozerise shkodrane”. Ne emer te redaksise se “Shkodra Sport” i shprehim edhe ne ngushellimet me te sinqerta familjes Spatari per humbjen e njeriut te saj te dashur. I perjetshem qofte kujtimi yt Mondi!