Al Nassr eshte bere prej ditesh objekt i te gjitha mediave boterore me kontraten e firmosur me sulmuesin e njohur portugez Cristiano Ronaldo. Por per shumekund klubi arab vetem tani mund te jete i njohur, por ne Shkoder ne fakt e njohin prej 30 vitesh.

Kjo sepse pikerisht si sot tre dekada me pare, me te do te firmoste ikona e Vllaznise Hysen Zmijani. Kontrate qe pat bere buje dhe mbrojtesi i djathte i kuqebluve dhe i kombetares shqiptare ne fakt ua shperbleu sepse e ndihmoi Al Nassr te shpallet dy vite rradhazi kampion.

Diten e sotme ka qene vete Zmijani qe e ka kujtuar kete moment kur me nje postim ne faqen e tij shkruan:

Disa kujtime nuk shuhen kurre Alnassr Fc.

30 vite me pare, kam firmosur me Al-Nassr. Te qenit pjese e ketij klubi ka qene nje eksperience shume e bukur ne karrieren time ku ne 2 vite qe kam luajtur atje, kemi fituar 2 kampionate (1993-1994 dhe 1994-1995). Me gezon te shoh kete klub duke bere tituj ne mbare boten me lojtarin e tyre me te ri Cristiano Ronaldo .

Jam krenar qe kam qene pjese e ketij klubi! I uroj Cristianos dhe skuadres sukses! Hysen Zmijani”.