Ne 8 vitet qe ka qene prane Vllaznise, kuptohet qe nje nga çeshtjet me te cilat i eshte dashur te merret ka qene edhe raporti me tifozet. Kuptohet qe ne Shkoder ky raport asnjehere nuk eshte i lehte, por nga njerezit qe bejne tifo per Vllaznine, ne memorien e tij me i veçanti ka qene Edmond Spatari.

Pikerisht per kete arsye, ish- presidenti i klubit shkodran Valter Fushaj sot nuk ka dashur kurrsesi te mungoje ne ceremonine e lamtumires se 55 vjeçarit sepse e ka ndjere si detyrim kete gje. Nderkohe ne nje prononcim te dhene per mediat, ai eshte shprehur:

“Ndarja nga jeta e Mondit eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen por per te gjithe ne, nje humbje e madhe per Vllaznine, Ne konsideraten time, nje person i tille sot duhej te kishte patur nje percjellje te veçante per ne banesen e fundit nga institucioni i Bashkise.

Ai ka qene gjithmone i pazevendesueshem ne tribunen e stadiumit, ka qene gjithmone i paanshem si tifoz. Nuk ka qene asnjehere pjese e asnje grupimi sepse ai e ka dashur me zemer e shpirt Vllaznine, e ka ndjekur ate ne çdo stadium ku ajo ka luajtur.

Nisur edhe nga eksperienca ime 8 vjeçare te Vllaznia, duke njohur ambjentin dhe gjithçka tjeter, e them me plot goje, se ky tifoz do t’i mungoje gjate Vllaznise”. Te plote prononcimin e Valter Fushajt mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: