Talenti shqiptar Armando Dobra e nisi në mënyrën më të mirë të mundshëm vitin kalendarik 2023.
Futbollisti 21-vjeçar, arriti të shënonte në triumfin 4-1 që skuadra e tij Çesterfilld arriti ndaj Skunthrupes.
Pas një aksioni model, finalizimi i Dobrës ishte fantastik, duke goditur fluturimthi me të djathtën brenda zonës, teksa nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar.
Madje Dobra u shpall edhe lojtari i ndeshjes, duke marrë vlerësim të madh për nivelin e shfaqur në fushën e blertë.