Wednesday, March 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO/ Mbrojtësi shkodran Emanuel Lacinej në formacionin më të mirë të javës...

FOTO/ Mbrojtësi shkodran Emanuel Lacinej në formacionin më të mirë të javës në Itali

Shkruar nga Gjergj KOLA

Lajme të mira për futbollistin 15 vjeçar me origjinë nga Shkodra- Emanuel Lacinej. Falë paraqitjeve të tij të mira me ekipin e tij Montemurlo, ai ka fituar edhe një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin rajonal të moshave në Zonën e Toskanës në Itali.

Mbrojtësi shtatëlartë është kthyer në një pikë referimi për lojën e skuadrës së tij dhe jo vetëm për prapavijën, sepse shpeshherë e shohim edhe në zonën kundërshtare sidomos në goditjet standarte dhe duke shfrytëzuar gjatësinë e tij prej 1.90 metra, nuk ka hezituar edhe të shënojë gola herëpashere.

Emanuel Lacinej është i vetmi futbollist shqiptar që ka zënë një vend në 11-shen më të mirë të javës në këtë kampionat, ndonëse aty luajnë me qindra futbollistë shqiptarë. Siç kemi bërë të ditur edhe më përpara vetëm tek ekipi i Lacinejt luajnë edhe 4 të tjerë.

Një përzgjedhje e tillë e mbrojtësit 15 vjeçar me origjinë nga Shkodra kuptohet që tregon më së miri edhe njëherë tjetër për vlerat e tij dhe jo më kot që tani shumë ekipe të tjera italiane kanë shfaqur interes që gjatë verës ta bëjnë pjesë të tyre.

Nga ana tjetër vetë Emanueli pret edhe një ftesë nga ekipet kombëtare të moshave, me të cilat pati mundësinë të bënte edhe një testim në muaji dhjetor në “Shtëpinë e Futbollit” ku u paraqit shumë mirë dhe tashmë shpreson të jetë edhe pjesë efektive e tyre.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments