Vllaznia ka festuar fitoren e djeshme ndaj Partizanit jo vetem me menyren e zakonshme te festimit ne fushe, por ajo ka vazhduar edhe ne dhomat e zhveshjes.

Por ne foton e festes te publikuar nga ana e klubit, ajo qe u ka shpetuar te gjitheve eshte nje maske e vendosur ne fytyren e njerit prej futbollisteve te Vllaznise.

Eshte maska qe perdoret ne filmin serial spanjoll “La Casa de Papel” qe shoqerohet me grabitje te ndryshme dhe duket se ky film ka mbetur ne memorin e njerit prej kuqebluve.

Po kush eshte ai? Nese i shohim nje e nga nje te gjithe futbollistet qe jane ne foto, e po ashtu edhe pjestaret e stafit teknik, shohim qe njeri prej tyre nuk e ka fytyren te zbuluar.

Ai eshte Mevlan Adili, njeriu qe pelqen “La Casa de papel”.. Nje gjetje shume interesante e mbrojtesit shqiptar nga Shkupi i cili masken e mban kudo me vete, edhe ne dhomat e zhveshjes se ekipit. Ja pse, ai mbetet i veçante./SHKODRA-SPORT.COM/