Ne analizen e Shkëlqim Muçës në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH edhe në këtë javë të 12-të të Abissnet Superiore, padyshim qe ka patur vend edhe per ndeshjen kryesore te kesaj jave, ate qe u luajt ne Shkoder ne mes Vllaznise dhe Partizanit, per te cilen u shpreh:

“Vllaznia bëri një ndeshje shumë të mirë. Me daljen e lojtarit me karton humbi shumë, por ne fakt skuadra krijoi shume volum loje, u lodh shume dhe te mos harrojme se i doli jashte nje lojtar shume i rendesishem si Krymi.

Mund ta kishte mbyllur ndeshjen edhe më përpara me ato rastet qe pati ne pjesen e pare. Më pas Partizani krijoi volum loje.Të kuqtë duhet të përmirësohen akoma.

Pastaj tek analiza e ndeshjes, drejtuesit e Partizanit duhet ta lexojne me mire ate. Duhet te kuptosh se 70 per qind te ndeshjes e ke luajtur shume keq. Duhet t’i japesh vlera edhe Vllaznise

Dua të them se Vllaznia më ka pëlqyer shumë në pjesën e parë. Drejtuesit e Partizanit duhet ta lexojnë ndryshe ndeshjen. Sipas asaj qe tha trajneri saj, duhet te luaje me nje kundershtar qe eshte me 10 lojtare, per te luajtur mire.