Flamurtari ka marrë fitoren e parë sezonale në kampionat në shtëpi, pasi ka mposhtur 2-0 Besën në sfidën që hapi javën e katërt të Kategorisë së Parë dhe u transmetua live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Vlonjatët kanë vulosur suksesin që në pjesën e parë, falë golave të shënuar nga Juri (me penallti) dhe Souza de Oliveira. Falë këtij suksesi djemtë e Troisit janë ngjitur në kuotën e shtatë pikëve dhe qëndrojnë aktualisht në vendin e dytë në renditje.

Ndërkohë që Besa mbetet në kuotën e 4 pikëve në klasifikim. Në orën 15:00 do të luhen edhe 4 sfida të tjera të javës së katërt të Kategorisë së Parë. Me kete fitore, por edhe ate te se henes per kupe ndaj Vllaznise, vlonjatet treguan se dalengadale do te ngjiten ne nivelet e duhura.

Ato jane ndertuar per te pretenduar ngjitjen ne Superlige dhe ne rradhet e tyre kane shume lojtare cilesore e pas nje fillimi jo te mire te sezonit, tashme kane hyre ne rrugen e duhur dhe mendohet qe bashke me Dinamon te jene dy pretendentet kryesore per ngjitjen nje kategori me lart.