Do të startojë në orën 15:00, në stadiumin e qytetit të Laçit, sfida Laçi-Kukësi, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.Të dyja ekipet vijnë nga një moment negativ teksa ndajnë së bashku dy vendet e fundit.

Kurbinasit nuk fitojnë prej katër sfidash radhazi, e fundit në javën e parë ndaj Teutës në shtëpi. Ndërsa verilindorët nuk e kanë provuar ende shijen e fitores, teksa do të tentojnë sot tre pikët e para në këtë edicion të Superiores.

FORMACIONET ZYRTARE –

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Çuçin, Velkoski, Turkaj, Ziko, Bajramaj, Peterman, Manellari, Spahiu, Mazrekaj, Akinyemi Tr: Dejan Vukiçeviç

Kukësi (4-4-2): Tafa, Haxhiu, Ilieski, Ferreira, Ebert, Berisha, G. Taipi, S. Taipi, Ndreca, Gyasi, Barbosa Tr: Enkeleid Dobi

Arbitër: Klodian Shahini