Egnatia do të përballet ditën e sotme në orën 15:00 me Kastriotin për javën e 6 të Abissnet Superiore. Dy trajnerët e konsiderojnë si një finale ndeshjen e sotme ndikuar edhe nga situata në tabelën e renditjes. Egnatia nodhet në vendin e 6 me 7 pikë ndërsa krutanët poshtë tyre me 2 pikë më pak. Si Tetova dhe Çela kanë zbardhur vendosjet në fushë.

Siç do ta shikoni me poshte, ne fushe si titullare ne kete ndeshje do te jene edhe 4 futbolliste. Behet fjale per Sherrin e Fangajn qe luajne per Egnatian dhe Karakaçin e Hasanin per krutanet.

Egnatia-Kastrioti, formacionet zyrtare

Egnatia (3-5-1-1): Sherri, Kacbufi, Malota, Atanda, Fangaj, Agbekpornu, Ojediran, Medeiros, Musta, Zejnullai, Delarge (në dispozicion: Puja, Hyseni, Mëllugja, Levendi, Selita, Meçja, Lila, Camaj, Doukouo, Bambam) Tr: Edlir Tetova

Kastrioti (4-3-3): Sali, Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Mehmeti, Karakaçi, Hasani, Greca, Zogaj, Morbeck (në dispozicion: Malaj, Dida, Prenkoçeviç, Kaçinari, Çela, Ajazi, Marinaj, S. Selmani, Arapi, Zetuna) Tr: Emiliano Çela

Arbitër: Enea Jorgji