Në barazim me shifrat 1-1 është mbyllur ndeshja e 14-vjeçarëve në mes Akademisë së Futbollit dhe Vllaznisë. Kjo ndeshje është luajtur paraditën e sotme në Qendrën Sportive në Kamëz.

Skuadra shkodrane, e drejtuar nga Arben Parmeza, e ka parë veten në disavantazh që në minutën e 6-të, me golin e shënuar nga Doçi për ekipin e tij të Akademisë së Futbollit. Me fitoren 1-0 të vendasve, është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Vllaznia ka arritur të barazojë shifrat në 1-1, me një gol të shënuar nga Hoxha. Deri në fund, edhe pse ka pasur përpjekje të shumta nga të dyja skuadrat për të gjetur golin e fitores, nuk do të kishte ndryshim të rezultatit, duke fiksuar barazimin 1-1.

Pas këtij barazimi, Vllaznia U-14 ka marrë pikën e parë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit. /Maringlen ZHIVANI/

Akademia e Futbollit-Vllaznia U14 1-1

Goli për Vllazninë: Hoxha 51’

Vllaznia U-14: Jeraj, Ramaj, Kraja, Bega, Selimi, Hoxha, Preka, Dukaj, Dautovi, E. Lulaj, Ramçaj (u aktivizuan: P. Lulaj, Thana, Jukaj, Kavaja, Lisaj) Tr: Arben Parmeza