Italia po luan ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian teksa ‘’azzurret’’ kanë pretenduar në pjesën e parë për 2 penallti të padhëna.
Për këtë situatë nuk mund të mos mungonte dhe komenti i drejtorit sportiv të Partizanit, Olsi Rama i cili me anë të një postimi në ‘’Facebook’’ ka ironizuar duke shkruar ‘’Tifozët italianë kërkojnë Enea Jorgjin’’.
Është e qartë që drejtuesit të ‘’demave’’ nuk i ikën nga mendja penalltia e dhënë nga Enea Jorgji në favor të Vllaznisë, në sfidën që Partizani humbi titullin kampion.
Madje gjate dites se sotme, eshte shperndare lajmi se drejtuesit e Partizanit e kane paditur ne UEFA kete arbiter.