Historia e sportit shkodran ka dhuruar me qindra sportistë të mëdhenj të cilët e kanë shkruar me gërma të arta atë. Por, ka patur edhe prej atyre sportistëve të cilët nuk kanë kontribuar në vetëm një sport.

Në vitet ’50- ’60 kjo ka qenë e lejuardhe për këtë arsye, sportistë të cilët kanë patur dhunti të ndryshme, kanë kontribuar në disa lloje sportesh.

Një basketbollist mund të luante edhe volejboll dhe po ashtu edhe një atlet mund ta bënte këtë gjë. Por në fakt shumëpak kush e di që edhe dy futbollistë të njohur të Vllaznisë janë marrë me volejboll.

Bëhet fjalë për Frederik Çapalikun dhe Nikoll Gjergjin, dy emra të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për ekipin kuqeblu, njëri në repartin e mbrojtësit dhe tjetri të sulmuesit.

Por kjo dyshe ka luajtur edhe volejboll. Fotoja e mëposhtme e ilustron më së miri këtë gjë. I përket vitit 1958 dhe në të është ekipi i volejbollit të të rinjve të Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Tonin Bianku.
www.shkodrasport.com