Juventus zhgënjeu në ndeshjen e djeshme ndaj Fiorentinës, nga e cila arriti të merrte vetëm një pikë. Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte ndaj ekipit viol dhe tashmë është e sigurt për Ronaldon se të bësh gola në Itali nuk është dhe aq e thjeshtë.
Portugezi nuk ka pritur skuadrën për tu rikthyer në fushë dhe të përgatitet për ndeshjen ndaj Atletico Madrid të mërkurën, por është shfaqur në palestër duke bërë stërvitje.
Cristiano njihet për përkushtimin e tij ndaj stërvitjes dhe kur vjen puna për të fituar, ai nuk humbet asnjë ditë nga stërvitja./newsport/