Sadio Mane është “sqaruar” me Mohamed Salah.

Mane shënoi në fitoren 3-0 në ‘Turf Moor’ dy javë më parë, por reagoi me zemërim pasi Salah zgjodhi të gjuajë e jo të pasonte tek ai gjatë fitores së Liverpool ndaj Burnley.

Senegalezi u zëvendësua në fundin e ndeshjes dhe vazhdoi të bërtiste dhe hodhi përtokë xhupin e tij, ndërsa zuri vendin në stolin rezervë.

Me Salah? “Gjithçka është harruar tashmë…”, tha Mane për Canal + pas ndeshjes ndaj Newcastle.

“Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjëherë ju duhet t’i thoni gjërat ballë për ballë dhe të sqaroheni. Por ne jemi pajtuar dhe jemi bërë miq të mirë, siç ishim më parë”, zbuloi Mane.