Kristiano Ronaldo ka zgjedhur të festojë në mënyrën që di më mirë, kampionatin me Juven në Itali, dhe çmimin si lojtari më i mirë i Serisë A për këtë sezon.
Në një postim në rrjetet sociale, portugezi shfaqet me trofeun e lojtarit më të mirë në dorë, dhe me krenari shkruan: “Kampion në Angli, Spanjë e Itali… Lojtari më i mirë në Angli, Spanjë e Itali… Nuk ka limite për të arritur ëndrrat që të mbajnë gjallë çdo ditë që kalon”.